Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes KRU”Hidromorava” dhe Komunës të Kamenicës për financimin e projekteve kapitale për disa fshatra të komunës së Kamenicës!
Kryeshefi ekzekutiv i KRU” Hidromorava” Ymer Salihu, në objektin e kompanis “Hidromorava” ka pritur kryetarin e Kamenicës Kadri Rahimaj, me ç’rast kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në vlerë 449,000€💶 të planifikuara për dy projekte kapitale:
💶349,000€ për ndërtimin e ujësjellësit në Karaqevë të Epërmë
💶100,000€ për kyqje në rrjetin e ujësjellësit në Hodonoc dhe Dajkoc.
Ky memorandum rrjedh si rezultat i mbështetjes të Qeverisë së Kosovës të cilët përmes Komisionit Ndërministror për Ndërmarrje Publike ndan 200,000€ kompanisë Hidromorava, për realizimin e projektit të ujësjellësit në katundin Karaçevë dhe rrjetin e ujësjellësit në vendbanimet Hodonoc dhe Dajkoc.
Marrëveshja për Financimin e projekteve kapitale është lidhur me datën 06.06.2023 në Ministrinë e Ekonomisë -NJPMNP, që në këtë rastë Komuna e Kamenicës është përfituse dhe njëherit është edhe financuese për pjesën e mbetur të investimeve për këto dy projekte.
Ndërsa, sot pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy palët, është hapur rruga e fillimit të procedurave të implementimit të projekteve pasi që i qartëson kompetencat në mes të dy palëve dhe siguron zotimin e mjeteve.
Në fund të ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidromorava” Ymer Salihu, falënderoi Kryetarin e Kamenicës Kadri Rahimaj për bashkëpunimin e vazhdushëm, dhe u zotua se KRU” Hidromorava” Sh.A Gjilan, do të jetë bashkëpunuese me Komunën e Kamenicës, duke siguruar të gjitha informatat dhe dokumentar të cilat nevojiten për përgatitjen e projekteve dhe realizimin e tyre me të gjitha të drejtat dhe detyrimet konform Marrëveshjes së lidhur me datën 06.06.2023 me Ministrinë e Ekonomisë.