Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit në Komunën e Kamenicës ka njoftuar se ka filluar sot procesin e dezinsektimit të hapësirave publike në qytet shkruan Radio Star.
Ky proces synon të reduktojë praninë e insekteve dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët.
Dezinsektimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke mbuluar të gjitha zonat e nevojshme në qytet deri në përfundimin e plotë të procesit.