Fotografi i njohur nga qyteti i Kamenicës, Arian Mavriqi, përmes një statusi në facebook, ka treguar se me propozim të asambleistit Besnik Rrudhani, në mënyr unanime të gjithë asambleistët nga Kamenica kanë votuar pro.
Arian Mavriqit i’u është ndarë mirënjohje si promovues i vendit të tij, Kamenicës, por edhe Kosovës, Shqipërisë dhe gjithkund në Botë.
Postimi i plotë
Të dashtun!
Sot Kuvendi Komunal në Kamenicë, me propozim të deputetit Besnik Rrudhani paskan votuar të gjithë unanimisht që të më nderojnë me mirënjohje dhe me një dhuratë modeste duke nderuar punën time si promovues i vendit tim ku u linda dhe jetoj akoma, Kamenicës, por edhe Kosovës, Shqipërisë dhe gjithkund në Botë kudo që më është dhënë mundësia. Prandaj unë u jam mirënjohës secilit Deputet me emër dhe mbiemër, Inicuesit të propozimit z.Besnik Rudhanit dhe gjithë atyrë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin në vashdimsi. Jam krenar me juve që vlerësoni të arriturat e mia nëpërmjet Artit të Fotografisë.
Zoti ju nderoftë!