Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, nën udhëheqjen e Drejtoreshës, Burbuqe Leka, ka marrë pjesë për herë të dytë në Panairin e Turizmit dhe Sportit të organizuar nga CEO kompani, i cili këtë vit është karakterizuar me pjesëmarrje të madhe dhe interes të lartë nga publiku dhe akterë të ndryshëm të fushës.
Drejtoresha Leka ka thënë se në këtë panair jonë janë promovuar me krenari atraksionet turistike që ofron komuna jonë, duke përfshirë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe potencialin për zhvillim të turizmit sportiv.
“Gjatë dy ditëve të panairit kam pasur kënaqësinë ta vizitoj personalisht ngjarjen dhe të jem pjesë e aktiviteteve, ku kemi zhvilluar komunikime të rëndësishme me vizitorë dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme. Po ashtu, në stendën e komunës sonë janë ofruar mundësi konkrete për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e turizmit ku janë paraqitur materiale promovuese me qëllim që të prezantojmë sa më mirë ofertën tonë turistike”, ka thënë ajo.
Drejtoresha Leka ndër të tjera ka theksuar se
Zyrtari për Turizëm i komunës sonë, Edon Dërmaku, ka qëndruar në panair gjatë dy ditëve, duke ofruar informacione dhe duke përfaqësuar komunën me përkushtim.
“Pjesëmarrja në këtë panair është dëshmi e përkushtimit tonë për të zhvilluar sektorin e turizmit dhe për të promovuar potencialin e komunës në tregun vendor dhe ndërkombëtar”, ka shtuar ajo.