Aktivitetet kulturore për Festën e Flamurit
Komuna e Kamenicës ju fton të merrni pjesë në aktivitetet për nder të 28 Nëntorit, që zhvillohen nga 20 deri më 28 nëntor 2026.
Programi nis me shënimin e 30-vjetorit të themelimit të Klubit Letrar “Nositi” dhe vazhdon me festivalin “Kamenica Folkfest”, ekspozitë, mbrëmje filmi, aktivitete për fëmijë dhe turnir futbolli.
Më 28 Nëntor dita nis me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe vazhdon me koncert e orë letrare.
Orarin dhe vendin e secilit aktivitet i gjeni në poster:











