Komuna e Kamenicës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit lokal. Përmes një vendimi të Kuvendit Komunal, tri objekte që ishin nën pronësi të AKP-së tani i janë rikthyer komunës, duke hapur mundësi për projekte në dobi të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Një lajm shumë i mirë
Përmes Kuvendit Komunal, kemi marrë vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për tri objekte të cilat ishin nën pronësi të AKP-së:
– Komuna e Vjetër
– Objekti i njohur si Antika
– Objekti i shfrytëzuar nga Agjencioni Pyjor i Kosovës (afër objektit të komunës)
Tashmë këto objekte dhe parcelat e tokave i takojnë Komunës së Kamenicës për të cilat do të shqyrtojmë mundësinë për realizim të interesit publik.