Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në komunën pas reshjeve të fundit të cilat shkaktuan dëme të mëdha në këtë komunë.
Kastrati thotë se për shkak të dëmeve që kanë shkaktuar reshjet atmosferike ka kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha institucionet që operojnë në komunën e Kamenicës.
“Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet, kam marrë vendim të shpall gjendje emergjente në komunën e Kamenicës. Reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, energji elektrike dhe disa fshatra kanë mbetur të bllokuara. Për këtë kam kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha institucionet relevante që operojnë në komunën e Kamenicës”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Shkrimi i plotë:
Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet, kam marrë vendim të shpall gjendje emergjente në komunën e Kamenicës.
Reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, energji elektrike dhe disa fshatra kanë mbetur të bllokuara. Për këtë kam kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha institucionet relevante që operojnë në komunën e Kamenicës.
Gjithashtu janë njoftuar të gjitha këshillat lokale, ndërkaq Policia, QKMF-ja, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente komunale janë mobilizuar për tejkalimin e kësaj situate.
Lusim qytetarët e kompanitë për mirëkuptim e bashkëpunim në këtë situatë!