Dje, Komuna e Kamenicës së bashku me Kryetarin Rahimaj, ka bërë shpërndarjen e dy makinerive të reja për kositje të cilat do ti shërbejnë Ndërrmarjes Publike në lehtësimin e punëve në qytet duke ofruar teknologji të avancuar për të bërë punën sa më të thjeshtë dhe efikase.
Këto kositëse kryejnë punën e dyfishtë ku gjatë dimrit mund të përdoren për të bërë pastrimin e trotuareve dhe sheshit nga reshjet e borës.
Kryetari Rahimaj, është zotuar se përveq sjelljes së këtyre makinerive do të vazhdoj angazhimin dhe bashkëpunimin me Ndërrmarjen Publike edhe më tutje për të mirën e komunitetit.