Komuna e Vitisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruajnë marrëveshje për finalizim të projektit të palestrës sportive
Zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu dhe u.d së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ibër Alaj, kanë nënshkruar sot një aneks marrëveshje për finalizimin e projektit të palestrës sportive në Drobesh. Në bazë të kësaj marrëveshje, komuna e Vitisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të ndahet shuma prej 710,552 euro për finalizimin e punëve në ndërtimin e palestrës sportive.