Komuna e Vitisë nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, transmeton Plus TV.
Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka përditësuar të dhënat ditën e djeshme.
Zona e kuqe është zona me kufizimet më të mëdha të shpallura nga Qeveria e Kosovës. Bizneset mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 e mbrëmjes. Kurse e njëjta masë vlen edhe për qytetarët, të cilët nuk mund të qarkullojnë më shumë se deri në orën 19:00, përveç rasteve urgjente dhe atyre që posedojnë leje të qarkullimit në rrethanat e Pandemisë. Gjobat për të gjithë ata që shkelin masat e reja sillen nga 200 – 400 euro, ka bërë të ditur policia e Kosovës, e cila njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të respektohen masat, në të kundërt do të shqiptojnë gjobat në bazë të ligjit Anti-Covid. i miratuar në Parlamentin e Kosovës.