Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me Qeveritë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, kanë lëshuar sot një Komunikatën të përbashkët për medie me rastin e ndarjes së grantit për Komunat me Performancën më të mirë. Sipas kësaj komunikate komuna e Vitisë, shpërblehet për përformancë të mirë dhe atë me 150 mijë euro. Përndryshe Komuna e Vitisë, edhe në vitet e shkuara është shpërblyer për përformancë të mirë dhe atë nga institucionet e ndryshme dhe në fushat e ndryshme si qeverisje demokratike, transparencë, të bërit biznes etj.
Komuna e Vitisë serish përfituese e grantëve dhe atë falë përformancës së mirë
Ndani këtë artikull