Në mesin e qytetarëve që Kosovën nuk po e shohin si vend ideal për jetës e punë janë edhe zyrtarët komunal.
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin për largimin e tyre nga vendi.
Ibrahimi për Insajderin tha se gjatë kësaj periudhe komunat po ballafaqohen me ikjen e specialistëve nga puna.
Ai theksoi se më së shumti ky shqetësim është shfaqur nga zyrtarët e fushave të inxhinierisë dhe gjeodezisë.
“Gjatë kësaj periudhe edhe komunat janë duke u ballafaquar me problemin e largimit nga puna të specialistëve të fushave të ndryshme, por edhe zyrtarë komunalë. Sidomos ata të specializuar në fushat e inxhinierisë, gjeodezisë dhe inspektorateve komunale, janë duke ndërprerë kontratat e punës”, ka thënë Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit, problemi kryesor që po i shtyen ata të largohen janë pagat e ulëta.
“Problemi qëndron tek çështja e pagave pasi ata konsiderojnë se nuk janë të dinjitetshme për ta. Ata thonë se me pagat që kanë nuk po ia dalin deri në fund të muajit”, deklaroi Ibrahimi