Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Në këtë takim, kryetari i Asociacionit të Komunave, njërit kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se për shumë çështje nuk kanë marrë përgjigje.
Aliu, ka thënë se njëra prej sfidave është tatimi në pronë, si dhe ka kërkuar kthimin e mjeteve vetanake.
“Për shumë çështje nuk kemi marrë përgjigje, përkundër zotimeve. Njëra prej sfidave është tatimi në pronë, ku komunat janë në situatë të pakëndshme, po ashtu edhe bllokimi i fondeve vetanake të komunave”, shtoi ai.
Tutje, ai tha se komunat gjenden në një situatë tejet të pavolitshme, sa i përket realizimit të investimeve publike.
“Thënë shkurtazi, komunat gjenden në një situatë tejet të pavolitshme sa i përket realizimit të investimeve publike. Kjo për faktin se nuk kanë prona nën menaxhimin komunal andaj kjo përkthehet qartazi në pamundësi të realizimit të investimeve, rrjedhimisht pamundësi për të ofruar atë për çfarë kanë nevojë bashkëqytetarët tanë”, tha Aliu.
Përfund, ai tha se kërkesa e komunave është që t’u kthehen pronat nga AKP-ja.