I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej prej 48 orësh.
Në njoftimin e lëshuar Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me arrestimin e personit të dytë të përfshirë në këtë rast, Arbër Sejdiu, jepen edhe detaje për rastin.
Në njoftimin e Gjykatës, potencohet se i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Dardan Krivaqa, sipas dyshimeve e kishte vrarë viktimë “me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D.”
Mirëpo, në njoftimin e lëshuar nga Gjykata jepen shumë pak detaje për përjetimet e viktimës në momentet kritike të jetës së saj dhe shkakun që ka çuar deri te vdekja e saj.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar sot nga Gjykata.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetarja Erjonë Popova. Ajo ka shkruar se ka dyshime që në shkrimin e kësaj komunikate ka pasur ndikim nga jashtë. Kjo për arsye se sipas saj, aty jepen detaje krejtësisht irelevante për publikun, si dyshimi për tradhti nga viktima, por shumë pak detaje për përjetimet e saj 48 orë para vdekjes.
Reagimi i saj i plotë:
Per vrasjen e 18 vjecares ne Ferizaj dhe zyren per media te Gjykates Themelore atje:
Personalisht kam dyshime qe ka pasur ndikim nga jashte ne shkrimin e kesaj komunikate, dhe zyra per media e kesaj gjykate duhet me dhane pergjegjesi per kete gje.
Ne komunikate jepen detaje totalisht irelevante per publikun, si dyshimi per tradhti nga viktima, por cuditerisht nuk jepet asnje detaj se cfare ka perjetuar viktima 48 ore para vdekjes.
Qysh ka mundesi shteti me tentu me relativizu krimin, duke e ‘njellose’ edhe ne varr viktimen, e mos me na kallxu cka ka perjetu ajo para se dy kriminele burra ta vrasin mizorisht?
Kjo eshte forma klasike me arsyetu dhunen dhe vrasjen duke kriju opionin publik se ‘ajo e paska lyp’.
Ky eshte tregues i mjaftueshem se keto institucione jane ne anen e krimineleve e jo te viktimave, sidomos kur ato jane gra.
Dhune e shumfishte!