Për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, në kuadër të aktiviteteve është mbajtur edhe
koncerti kulturo-artistik nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni.
Po ashtu ishte edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Kushtrim Zeqiri e zyrtarë të tjerê.
Pjesëmarrës ishin edhe ansambet “Bajram Shabani” nga Kumanova, ai “Anamorava” nga Vitia.
Po ashtu u bë edhe parakalimi i të rinjve dhe të rejave me veshje kombëtare nëpër qytetin e Gjilanit.
Për kontributin e dhënë në fushën e artit e kulturës është ndarë mirënjohje për kryetarin e Komunës Alban Hyseni, për dejtorin e Kulturës dhe Sportit Rinor Kushtrim Zeqiri e të tjerëve.