Kombëtarja e Kosovës më 2 dhjetor të këtij viti do të mësojë kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian të 2020
Në Dublin të Irlandës më 2 dhjetor të këtij viti do të tërhiqet shorti për fazën e grupeve kualifikuese për ‘Euro 2020’, transmeton GazetaMetro.
Për herë të parë Kampionati Evropian do të mbahet në 10 shtete.
Kombëtarja e Kosovës në fazën e grupeve nuk do të mund të luajë kundër Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, krejt kjo shkaku i marrdhënieve politike që ka me këto shtete.
Gjithashtu, për shkak të marrëdhënieve politike nuk do të mund të takohen ndërmjet vete as Armenia me Azerbajxhanin, Gjibraltari me Spanjën dhe Ukraina me Rusinë.