Klubi gjilanas FC Drita ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Albert Dabiqaj.
Dabiqaj u largua nga SC Gjilani pas dy sezoneve të mira me ekipin gjilanas, ndërsa nuk ka vonuar zyrtarizimi te rivali i saj FC Drita.
Bëhet fjalë për FC Dritën, e cila ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Dabiqaj tek “bardhekaltërtit”.
Krahas Dritës, për Dabiqaj ishte e interesuar edhe skuadra e Ballkanit, derisa lajmi ishte zbuluar disa ditë më parë nga Radio Star.