Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot se është shënuar viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë.
“Sot, më datën 13.04.2020, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga komuna e Istogut, e transformuar në këtë Klinikë më datën 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
E njëjta përveç COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Kjo është vdekja e tetë (8) e shënuar në Kosovë e pacientëve me COVID-19.