Ka ndërruar jetë edhe personi i tyre si pasojë e aksidentin që ka ndodhur në fshatin Mramor. Nga ky aksident dy persona të tjerë kanë vdekur në vendin e ngjarjes.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se viktima e tretë ka ndërruar jetë rreth orës 18:25.
“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sonte në fshatin Mramor”, ka thënë Ahmeti.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është bërë pjesë e një aksidenti të trafikut në fshatin Mramor. Kiliç ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK.
Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Insajderin. Ajo ka thënë se Kiliç është njëra nga personat e lënduar dhe është duke marrë ndihmë mjekësore.
“Është lënduar dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK”, ka thënë Ahmeti