Është arrestuar nga Policia e rajonit të Gjilanit, edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit në fshatin Bresalc.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani i cili tha se përveç arrestimit të dyshuarit L.U i lindur më 1992, është konfiskuar edhe arma me të cilën ka kryrer vrasjen në mbrëmjen e së shtunës.