Tash e disa kohë në Kosovë janë duke qarkulluar monedhat false e sidomos monedha dyeuroshe.
Në raportin e Policisë shpesh ka raste kur raportohet për monedha të falsifikuara e dy raste janë raportuar gjatë 24-orëshit të kaluar, raporton Zeri.info.
Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku një femër, punonjëse e një banke, ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Rasti tjetër është raportuar në Fushë-Kosovë, ku një punonjëse e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 €, si dhe 2X5 € të letrës, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar.
Policia njofton se të dyja rastet janë duke u hetuar.