Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur para Kongresit amerikan të mërkurën ku emocional u shfaq kur iu drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden. Videoja që ka shfaqur më pas për Ukrainën para dhe pas luftës, ka emocionuar edhe audiencën.
Kongresisti Michael McCaul i cili ishte ulur aty i tha CNN-it se pamjet ngjallën shumë emocione në dhomë.
“Shumë nga anëtarët, shumë nga të cilët do të surprizoheshit, ishin në lot kur po shikonin atë sepse dukej si Gjermania naziste për mua, të kujton shumë atë”, ka thënë ai.
McCaul është në mesin e një morie ligjvënësish republikanë që shtyjnë administratën e Bidenit që t’i japë përparësi forcave ukrainase, me më shumë ndihma, duke përfshirë raketat Javelin dhe Stinger të kërkuara nga Kievi.
“Historia do të na gjykojë”, ka thënë ai.