Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas tensioneve të ditës së djeshme në veri, ku mbetën të lënduar 25 pjesëtarë të KFOR-it.
Torres në një postim në Twitter thotë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq ka pyetur pse sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?
“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?”. ka shkruar ai.
Ndryshe, nga përplasja e djeshme rreth 25 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.
Tensionet në veri u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës hyri me forcë në komunat me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit./GazetaSinjali/