Kongresmeni demokrat Ritchie Torres ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë me një fjalim të shkurtër që ka mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve.
Torres, kongresisti që përfaqëson shtetin e New Yorkut është shprehur se ShBA-ja s’ka mik më të madh se Kosova në Evropën Juglindore dhe se koha ka ardhur për Kosovën që t’i ipet respekti maksimal dhe njohja që një shtet i pavarur meriton.
“Kosova sot feston 14 vjetorin e Pavarësisë. Kosova është një partner i besueshëm dhe mik i ShBA-së dhe dy vendet tona do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku për të avancuar parimet demokratike edhe për shumë vite në vijim”, ka thënë ndër të tjera Torres.