Kongresmeni amerikan Ritchie Torres është shprehur i zhgenjyer me reagimin e Sekretarit Antony Blinken, lidhur me situatën në veri të vendit.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE” kishte deklaruar Blinken mbrëmë.
Sipas kongresmenit Torres, kjo është deklaratë është zhgenjyese dhe se Kosova është aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkura të Amerikës.
“Kosova është një aleat i palëkundur i ShBA-së. Kur ShBA-ve u duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u ngrit në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së” ka thënë Torres në reagimin e tij.