Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyren e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikolić. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb.
Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare. Sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojčić-it ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vučić-it.