Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se tërhiqet nga kandidatura për president.
“Unë tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçkau e cila po ashtu deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj.
“Edhe unë tërhiqen”, u shpreh ajo./Njeshi/

