Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka “konsensus automatik” në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari.
Në një prononcim për gazetarët pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.
“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.
Ai tha se s’mund të flasë kur u pyet nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari për këtë.
“Nuk mund të flas për këtë gjë”, tha Konjufca.

