Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar qasjen e butë të Bashkimit Evropian ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Konjufca thotë se me qenë BE-ja si duhet, do t’i thoshte Serbisë që të rrijë te Rusia dhe Kina.
“Shkon ja u jep dorën atyre që e kanë në grusht, Rusia dhe Kina. Shkon te ata bosat e vërtetë të tij. Nuk e di a po kuptohet drejt [nga Bashkimi Europian], fatkeqësisht më duket jo. Me qenë Bashkimi Europian qashtu qysh duhet, një vend që ti thua se është kandidat me ardhë te na, e shkon atje e bën takime sekrete me Putinin, me qenë qysh duhet Bashkimi Europian është dashtë me i thanë rri qatje krejt pra, ti mos u kthe hiç, ti nuk na vyn”, ka thënë Konjufca.