Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Konjufca ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për mundësinë që në bisedimet për koalicion të mos arrihet një marrëveshje me LDK’në.
“Ne do mundohemi me çdo kusht që të arrijmë një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mosmarrëveshja me LDK’në na dërgon në zgjedhje të reja”, ka thënë Konjufca duke treguar se nuk do të pranojnë koalicion me ndonjë parti tjetër.
Tutje ai ka shtuar se qeverisja e Vetëvendosjes do të ketë prioritet shkatërrimin e monopoleve.
“Shkatërrimi i monopoleve do të jetë prioritet”, ka thënë ai.
“Së pari homologimi me vetura dhe së dyti operimi i Zmobile do të luftohen”.