Glauk Konjfuca është tërhequr nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës të cilin e udhëhoqi një muaj rresht.
Konjufca hapi seancën e sotme dhe më pas udhëheqjen e saj ia kaloi nënkryetares nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, raporton Indeksonline.
Emri i Konjufcës është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për ministër të Punëve të Jashtme, e që sot pritet edhe të emërohet zyrtarisht.