Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se kanë vendosur për mbajtjen e seancës së rradhës, teksa ka njoftuar edhe për dorëzimin e shkresave të dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe.
Në një konferencë për media ai tha, se në në një situatë të tillë duhet të veprohet sipas ligjit të Republikës së Kosovës, e që ligji thotë që deputetët e Listës Serbe duhet të zëvendësohen, raporton teve1.info
“Ligji thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, natyra e dorëheqjes së deputetëvve të Listës Serbe kështu që ne do të procedojmë sipas ligjit të Republikës së Kosovës, ligji i Republikës së Kosovës thotë që ata duhet të zëvendësohen”, deklaroi Konjufca.
Ai më tej njoftoi se në vazhdimësi do t’i drejtohet presidentës së vendit, Vjosa Osmani për procedurat e tjera.
“Unë do të t’i drejtohem presidentës së vendit e pastaj procedurat tjera thonë që presidentja i drejtohet KQZ-së të Republikës së Kosovës, e pasaj Këshilli Qëndror Zgjedhor i Republikës së Kosovës i përgjigjet presidentes me propozimet e reja”, tha Konjufca./teve1.info