Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Konjufca ka thënë se mezi pret që të fillojnë punën me administratën e re amerikane, duke shtuar se ShBA’ja janë kryealeati i Kosovës dhe është shprehur i bindur se edhe gjatë mandatit të Trump do t’i shtyjnë përpara synimet dhe intersat që ndajnë me ShBA-në.
“Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me adminastratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera. ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, ka shkruar Konjufca.