Një konkurs për pozita mjekësore i shpallur nga SHSKUK në spitalin e Gjilanit është shoqëruar me akuza për manipulim. Testi me shkrim dyshohet se është shpërndarë para provimit. Një kandidate që ka folur për Insajderin ka dhënë detaje rreth këtij konkursi. N.B tha se dorëzuar ankesë pasi i është padrejtësi. Ajo e ka quajtur konkursin ‘të manipuluar’ dhe ‘partiak’.
Me datën 28 shkurt ishte hapur konkursi i përzgjedhjeve të kandidatëve për profilet mjekësore 17 pozita.
Ndërsa me datën 14 maj janë shpallur rezultatet e provimit me shkrim dhe intervistës me gojë.
Laborant Mjekësor është pranuar një kandidat. Laborant mjekësor me shkollë të mesme poashtu është pranuar një kandidat.
Në pozitën për infermierë të përgjithshëm me Baçelor janë pranuar gjashtë kandidatë. 26 tjerë janë refuzuar.
Infermierë të përgjithshëm me shkollë të mesme janë pranuar 4 kandidatë.
Në pozitat për Teknik të Anestezionit me Baçelor janë pranuar dy kandidatë.
Teknik të Farmacisë me shkollë të mesme dy kandidatë.
Ndërkohë në sy ka rënë detaji se të gjithë kandidatët nuk janë shfaqur me emra dhe mbiemra si në konkurse publike.
Ata janë identifikuar me kode.
Parregullsi në provimin me shkrim?
Por, në këtë konkurs janë shfaqur parregullsi.
Dyshohet se testi me shkrim është fotografuar dhe shpërndarë para se t’i nënshtroheshin kandidatët.
Gazeta Insajderi ka siguruar foto që dyshohet të jetë testi në fjalë.
FOTO:
Kandidatja që kishte aplikuar ankohet në SHSKUK. Pretendon se konkursi ishte i manipuluar:
Lidhur me këtë konkurs për Insajderin është deklaruar edhe një kandidate që kishte aplikuar.
N.B i tha Insajderit se i është bërë shumë padrejtësi. Madje ajo e ka quajtur “konkurs të manipuluar“.
E për pretendimet e saj, ajo tha se ka dërguar ankesë në SHSKUK. Në ankesën e saj N.B ka treguar parregullsitë në testin e saj.
Pas testit me shkrim ajo ishte renditur e dyta me më së shumti pikë. Ndërkohë pasi kanë dal rezultatet finale pas intervistimit, ajo ishte vendosur në listën e të pa pranuarve.
“Pas publikimit të listave të testit me shkrim kemi hasur në parregullsi jo vetëm unë por edhe shumë kandidatë të tjerë.
Unë kam qenë me pikë maksimale në test 60.25 pikë, me kod unik 01-353 e renditur e dyta në listë. Kam vërejtur që kandidatë me pikë më pak se unë janë pranuar sepse gjatë intervistimit me gojë kanë manipuluar me testimin tim”, thotë N.B në ankesë.
Ajo tutje ka shtuar se ka vërejtur edhe parregullsi tjera. Publikimi i testit nga brenda dhe pranimi i kandidatëve me shtytje politike.
“Gjithashtu ka pasur pa rregullsi te tjera për shkak të publikimit të testit nga brenda nga shumë aplikues, kjo gjë që është e ndaluar.
Gjithashtu kam vërejtur që janë pranuar kandidatë me shtytje politike dhe jam e bindur që ky konkurs është një manipulim total “konkurs partiak”, tha N.B.
N.B ka pretenduar se ka qenë e shkëlqyer gjatë intervistimit, ndërkohë që është vlerësuar me kaq pak pikë.
“Si ka mundësi një infermiere që nga viti 2014 jam vullnetare dhe gjithashtu kam punuar si pjesë e organizatës Caritas gjatë pandemisë si ka mundësi qe kam qen e shkëlqyer gjatë intervistimit tim të më vlerësojnë me kaq pak pikë. Prandaj ju lutem që përhirë të korrektësisë lus nga organet kompetente që të përsëritet ky konkurs dhe intervistimi i të gjithëve të bëhet përballë kamerave. Është e 14 – herë që më bëhet e njëjta padrejtësi në këto konkurse”, ka theksuar për fund në ankesen e saj.
Ajo për fund i tha Insajderit, se lëndën e ka edhe me avokat.
Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në SHSKUK, lidhur me këto pretendime për parregullësi në këtë konkurs, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë kthyer përgjigje.