Në bazë të dispozitave të nenit 21. lidhur me nenin 25. Paragrafi 25.2. pika (h) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, respektivisht nenit 13. të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03//L-087 për Ndërmarrjet Publike, Komisioni i Auditimit i KRU “Hidromorava”-Sh.A. Gjilan, në mbledhjen e tretë të mbajtur me datë 27.02.2026 mori vendim që të shpall:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e pozitës punuese :
Titulli i pozitës: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm
i ekzekutuesve: një /1/
Paga: 1152 euro
Orari i plotë: 40 orë në javë
Vendi i Punës: Gjilan
Detyrat dhe Përgjegjësitë :
Ushtron funksionin në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L-021 dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministria e Financave;
Vepron në përputhje me Standardet e Auditimit të Brendshëm, Statutin e Auditimit dhe Kodin e Etikës; Përgatitë Planet Strategjike dhe Planet Vjetore konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe proceseve që zhvillohen në kuadër të ndërmarrjes dhe dorëzimi i tyre sipas afateve të përcaktuara me ligj;
Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm;
Përgatitja e letrave të punës me përmbajtje të mjaftueshme, kompetente dhe relevante për të mbështetur gjetjet në raportet e auditimit, harton raporte preliminare të auditimit dhe rekomandimet;
Monitoron dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarit, Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit në përputhje me Planin e Biznesit të ndërmarrjes;
Kërkon nga cilido zyrtar, punonjës ose kontraktues i shërbimit nën auditim që të ofroj dëshmi fizike, shënime dhe dëshmi gojore ose informata të tjera mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditim ose mbi aktivitetet që janë nën auditim;
Zhvillon programet e auditimit dhe pyetësorëve adekuat për verifikimin e funksionimit të kontrollave të brendshme për angazhim të ri, rishikim dhe përmmirësim të programeve dhe pyetësorëve ekzistues;
Kryen auditime individuale për të siguruar përshtatshmërinë e objektivave dhe fushëveprimit të auditimit, përshtatshmërinë e testimit të kryer dhe saktësinë e konkluzioneve të arritura;
Përgatit raporte të auditimit duke identifikuar përparësitë dhe dobësitë, përfshirë dhënien e rekomandimeve dhe konkluzioneve;
Prezenton tek Komisioni i Auditimit raportet e auditimit për aprovim;
Gjithë kandidatet e interesuar për aplikim dokumentacionin e kompletuar duhet ta dërgojnë në emailin zyrtar rekrutimi.hidromorava@gmail.com

