Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat veriore në Graçanicë, Leposaviq, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun dhe Zveçanin.
Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka konfirmuar se procesi po ecën pa probleme dhe ka uruar kryetarët e rinj për nisjen e mandatit të tyre.
“Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kryetarëve të rinj u uroj një mandat të suksesshëm dhe u dëshiroj punë të mbarë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai theksoi se institucionet lokale po marrin formën e tyre të re, duke hapur rrugën për fillimin e punës së organeve komunale në mandatin e ri./teve1.info/










