Sabri Shkodra ka të kryer fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1983. Dikur ishte pjesë e klubit futbollistik Drita, për të vazhduar më tej si shef i shitjes në NSHIT “INTEGJ” deri në vitin 1990. Prej 1991 për tri vite punoi si mësimdhënës i lëndëve ekonomike në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti”, për të vazhduar më tej si udhëheqës financiar në ndërmarrjen “Oaza”.
Pas luftës për tri vite rresht drejtoi Organizatën “Integj Komerc”, ndërsa prej vitit 2002 punon në Ndërmarrjen Shërbyese Private “Fenix” e cila kryen punët e auditimit, kontabilitetit dhe llogaridhënjes.
Z. Shkodra bashkohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE! për t’i dhënë edhe me shumë forcë e dije rrugës sonë të përbashkët për shtetin zhvillimor e shtetin e së drejtës. Përvoja e tij, pasuron Qendrën e Lëvizjes në Gjilan.
VV në Gjilan i bashkohet Sabri Shkodra!