Kontributi i Ruzhdi Kqiku njifet nga ushtarët e Uçk edhe pse ishte bari . Unë Bejtulla Krasniqi me qense kisha njohuri të zones me një strukturë mirë të organizuar Uçk isha i caktuar nga Komandanti i Zok Ahmet Isufi për të sjellur Dr. Xhevat Demiri dhe Dr. Ilaz Porushtica për shërimin e të plagosurve. Me mue në këtë mision ushtarak ishte edhe ushtari Uçk Karaxha dhëndri i Dëshmorit Pajazit Ahmeti. Ne vazhduam rrugen nga Shtabi i Uçk në Zhegoc deri në fund të rrugës të fshatit Mehir afër pishave te Liqeni i Livoçit të Epërm . Ruzhdiu i cili ishte duke ruajtur bagëtin më ndaloj i cili kishte njohuri se ne jemi pjes Uçk dhe na tha mos vazhdoni rrugën se te pishat janë poziciunuar forcat serbe ne ndegjuam këshillat e tij dhe tentuam një rrugë tjeter por u sulmuam nga forcat serbe te mali i Livoçit të Ep. Afer liqenit ket prit e kaluam por kur erdhem afer familjes Leka në Livoç të Ep. U futa në zonë të minuar falë përvojes ushtarate dola nga zona e minuar dhe shkova te familja e Ruzhdiut me kërkesë që ti sjell këta dy Mjekë. Pa prites Nazmi Kqiku dhe Bajram Muji i sjellen Mjeketë deri në Mehir pastaj ne vazhduam rrugëtimin për në Shtabin e Uçk në Zhegoc.
Respekt për Ruzhdi Kqiku. Falë jush jemi gjallë.
Nga ish ushtari i Uçk Bejtulla Krasniqi.