Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan dhe deputeti Alban Hyseni, priti në takim Sekretariatin e Gruas Aktiviste të Qendrës dhe ndër të tjera tha se deputetet e Lëvizjes nuk janë bërë deputete me kuotë, por me votën e qytetarëve andaj zotohemi se do të shtyjmë përpara politikën e përfaqësimit gjinor edhe në nivelin lokal.
Jemi duke u angazhuar maksimalisht, me takime në çdo lagje e në çdo fshat, që fitorja e Lëvizjes të jetë plebishitare edhe në nivel lokal.
Arijeta Rexhepi drejtuese e SGA-së tha se synojmë nivel më të lartë përfaqësimi të grave .
Deputetja Labinota Demi Murtezi, në fjalën e saj deklaroi se zotimet që po i japim tani përkthehen në marrje të obligimeve për neve. Jemi duke u mobilizuar shumë, në mënyrë që të gjithë bashkë të fitojmë edhe në nivelin lokal.
Deputetja Adriana Matoshi tha: Prej se kam fillu të merem aktivisht me politikë tani edhe si deputete jam bërë një me problemet e qytetarëve, një me gratë e vuajtura, jam bërë një me ato që kanë nevojë të dëgjohet zëri i tyre.
Deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni tha se në çdo takim temë diskutimi është tetori. Kemi pak kohë deri në fitoren e madhe të 17 tetorit. Na duhet punë, angazhim e përkushtim maksimal për të arritur fitoren, e cila do të jetë fitore e gjithë qytetarëve të Gjilanit.
Asambleistja Krenare Latifi shprehu disponimin e qytetarëve që po vërehet në çdo takim, disponim që tregon se ka ardhë fundi për ata që qeverisën keq e fillimi për ne e për qeverisje të mirë. Në këto zgjedhje duhet të fitojmë në shumë komuna, që ta kemi më të lehtë ndryshimin në nivel vendi.
Arbresha Berisha asambleiste: përfaqësimi sa më i madh i grave në vendimmarrje, mbetet synimi ynë.
Flutura Shabani aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se për herë të parë në Kosovë, po njihet ligjërisht statusi i grave të dhunuara. Të drejtat e grave dhe politikat progresive, synojmë t’i aplikojmë tashmë edhe në nivelin lokal.
Bashkë në organizim, bashkë në veprim!