Kopshti “MIA” vazhdon të sjellë inovacione në edukimin e fëmijëve, duke prezantuar një program të ri sportiv nën drejtimin e trajnerit të njohur Lis Osmani.
Me një përvojë të gjerë në fushën e sportit dhe edukimit fizik, Osmani do të zhvillojë orën e sportit për të vegjlit, duke i ndihmuar ata të rrisin aftësitë motorike dhe të krijojnë një kulturë të shëndetshme të aktivitetit fizik.
Kjo iniciativë synon të përmirësojë mirëqenien fizike të fëmijëve përmes metodave profesionale të trajnimit.