Korab Grabovci përkthyesi i librit “Kurani i Mahnitshëm” nga Dr. Gary Miller, me recensuesin hoxhën Enis Rama, e bënë promovimin e librit ku ishte i pranishëm edhe hoxha nga Shqipëria Sokol Kandakqiu.
Hoxha Bashkim Bajrami në hyrje foli në pika të shkurtëra për Kuranin dhe vlerën e tij, ku përmendi edhe mrekullinë e Kuranit se si ju drejtua beduinëve të shkretëtirës por tani i njëjti Kuran ju drejtohet dhe i sfidon edhe shkencëtarët më të mëdhenjë
Hoxha Enis Rama foli për autorin se si fillimisht ishte misionarë i fesë katolike dhe vendosi ta sfidoj Kuranin për të gjetur gabime në të, të cilat gabime ai dhe misionarët e tjerë katolikë do t’i shfrytëzonin në thirrjen e muslimanëve në fenë e tyre.
Por, ndodhi krejtësisht e kundërta, dhe Dr. Gary Miller përfundoi duke ndërruar fenë e tij dhe duke kaluar në fenë Islame, vendim i cili është për tu admiruar për nga guximi dhe gjykimi i drejtë.
Pas konvertimit të tij, Dr. Gary Miller e shkroi këtë libër dhe hoxha Enis Rama i shtjelloi disa pika përsa i përket autorit dhe librit, të cilat ishin mbresëlënëse.
Në këto pika përfshiu:
1- Leximin produktiv;
2- Guximin intelektual;
3- Analogjite e logjikshme;
4- Vendimin e duhur; dhe
5- Ndikimin dhe perjetimin (Kurani i mahnitshem).
Hoxha Sokol shtjelloi mrekullinë e Kuranit përsa i përket rastit të Ebu Lehebit se si Allahu e zbriti një sure për të në të cilën Ebu Lehebi u mallkua.
Pas zbritjes së kësaj shpallje Ebu Lehebi jetoi edhe 10 vite, ku kishte mundësi të mirë për ta përqafuar Islamin dhe kështu t’i sfidoj fjalët e Allahut ku thuhej se ai ishte i mallkuar. Por, si mund ta bënte një gjë të tillë kur Allahu e kishte shpallur atë?
Ai ndërroi jetë si armik i Islamit dhe kjo ishte edhe një nga shumë provat tjera se Kurani është shpallje e Allahut dhe askush nuk mund ta hedh poshtë atë.