Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰, Burim Korqa ka rikujtuar rolin dhe mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.
Përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Korqa ka theksuar se në këtë ditë të shënuar nuk duhet harruar përkrahja e SHBA-së në momentet më të vështira të historisë së Kosovës. Sipas tij, miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbeten pjesë e pandashme e rrugëtimit dhe konsolidimit të shtetit.
Ai ka nënvizuar se mbështetja amerikane ka qenë thelbësore për lirinë, ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Urime Pavarësia, Kosovë! Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti e bekoftë Amerikën,” ka shkruar Burim Korqa në mesazhin e tij.

