Ministri i Drejtësisë, Abelart Tahiri, e ka pranuar faktin se në institucionet e shtetit ka korrupsion endemik, dhe është shprehur i shqetësuar që nuk po ndëshkohet korrupsioni dhe krimi.
Në “Imazh” të RTK-së, ai ka thënë se institucionet u kanë krijuar kushte të mjaftueshme gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tash u mbetet atyre që të jenë më efikas në ndarjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e korrupsionit.
Ai ka thënë se rastet kur zyrtarët e ndryshëm nuk ndëshkohen atëherë kjo mund të sherbejë si stimulim për ata që duan të merren më krim e korrupsion.
Tahiri ka kërkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët që të mos biejnw pre e politikës e grupeve të ndryshme kriminale, por të punojnë më përkushtim dhe profesionalizëm. “Për që ka keqperdorime, e korrupsion nuk ka pikë dyshimi, në çdo vend të botës ka të tilla e sigurisht ka edhe te ne, por çdo vend i botës bënë matje sa i ka luftuar këto dukuri, fakteqësisht ne nuk arritwm ta luftojme krimin e korrupsionin”, ka deklaruar Tahiri.
Largimin e ambasadorit britanik nga Komisioni për verifikimin dhe përzgjedhjen e personave meritor në pozita publike, e ka quajtur lajm të keq, duke thënë se Kosova ka dhënë shëmbull jo të mirë në disa raste.
Sa u përket reagimeve për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, Tahiri ka theksuar se disa anëtar të Komisionit ad hoc për hetimin e këtij rasti e kanë keqpërodrur detyrën duke bërë fushatë politike kundër disa ministrive e zyrtarëve të ndryshëm shtetëror.
Ai ka thënë se ky komision nuk e ka kryer punën e vet pasi që nuk ka arritur ta votojë raportin, po ka abuzuar duke e përdorur këtë rast për qëllime politike.