Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka pyetur se si qytetarët mund të marrin seriozisht partitë, që në listat e tyre zgjedhore kanë kandidatë deputetë me aktakuza.
Përmes një shkrimi në Twiter, ai ka thënë se në lista janë futur kandidatë me aktakuza, dënime për sulme e korrupsion, transmeton Indeksonline.
“Si ka mundësi që qytetarët të marrin seriozisht përkushtimin e partive për sundim të ligjit kur ato kanë futur në listat për kandidatë individë me aktakuza aktive, dënime për krime lufte dhe sulmet, dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett.