Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e ka uruar kryeministrin Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Kosnett përmes një postimi në Twitter, ka thënë që shpreson për bashkëpunim për një të ardhme për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Urime kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Qeverisë së re. Shpresojmë që do të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe sa më urgjentisht të mposhtim COVID-19”.