Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Botëror, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1–1.
Pas një pjese të parë pa gola, të dyja përfaqësueset shënuan në pjesën e dytë.
Kosova tashmë e ka siguruar Play-off-in dhe është në pritje të shortit për të mësuar kundërshtarin e radhës, ndërsa Zvicra ka siguruar kualifikimin direkt.
Aktualisht, Zvicra kryeson me 14 pikë, ndërsa Kosova ka 11 pikë.










