Kosova ka dështuar të marrë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në INTERPOL, edhe në raundin e dytë.
Siç raportohet, ajo ka marrë edhe më pak vota se në raundin e parë.
Siç mësohet 68 shtete votuan PRO, 51 KUNDËR si dhe 16 abstenuan.
Ndryshe, në raundin e parë Kosova mori 76 vota PRO, 56 KUNDËR si dhe 22 abstenime.