By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje të reja bashkëpunimi në mbledhjen e përbashkët
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje të reja bashkëpunimi në mbledhjen e përbashkët

Përditësimi i fundit: November 18, 2024 4:01 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova dhe Maqedonia e Veriut i kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi gjatë një takimi të përbashkët të qeverive të dy vendeve fqinje të hënën në Prishtinë.

- Advertisement -

Ato nënshkruan marrëveshje në fushën e energjisë dhe atë të arsimit, si dhe një protokoll për lehtësimin e lëvizjes së lirë – që do të zbatohen nga janari 2025, sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Duke folur gjatë takimit të dytë ndërqeveritar mes vendeve të tyre, Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, lartësuan bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të tyre duke e cilësuar si “familjar”.

Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut i kanë nënshkruar 50 marrëveshje deri më tani, por “ajo që duhet të bërë tash është zbatimi i marrëveshjeve”.

“Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona pasqyrohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë, e cila arriti në 432 milionë euro në vitin 2023, një rritje e jashtëzakonshme prej 52 për qind, krahasuar me vitin 2019, ku qëndronte 284 milionë euro”, tha Kurti.

Ai tha se ka pasur rritje të eksportit nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, nga 48 milionë në vitin 2019, në 121 milionë në vitin 2023.

Pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është edhe koalicioni shqiptar VLEN, i cili përbëhet nga partitë Alternativa, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët.

Shqiptarët përbëjnë rreth 29.5 për qind të popullsisë prej 1.8 milionë të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri maqedonas tha se kanë treg të përbashkët prej 17-18 milionë euro, dhe shtoi se u pajtua me Kurtin gjatë një takimi dypalësh që ky bashkëpunim tregtar të rritet në rreth 500 milionë euro.

“Nëse punojmë së bashku do të jemi më të fuqishëm, meqë uniteti i bën fqinjët edhe më të fuqishëm. Synojmë që bashkëpunimi tregtar të jetë edhe më i madh në vitet në vijim dhe do të na sjellë përfitime. Jam i bindur që do t’ia dalim”, tha Mickoski.

Ai shtoi se “marrëdhëniet mes dy shteteve tona, lidhjet jo vetëm shtetërore por edhe familjare midis popujve në të dyja anët e kufirit, mendoj se janë vlerë e shtuar dhe urë që do të na përafrojë edhe më shumë në vitet e ardhshëm”.

Haradinaj: Taksa hiqet vetëm pas njohjes
Aktakuzë ndaj tre personave për rastin “Albkings”
Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri
Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër
Zyrtarizohen kandidaturat për zgjedhjet lokale nga LDK
Artikulli i mëparshëm Brenda javës: 9 persona të ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan
Artikulli tjetër Kur do të vendoset për lojën Rumani – Kosovë? Flet vëzhguesi i UEFA-s

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.