Sot do të bëhet përurimi i pikëkalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë” nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut.
Ceremonia do të zhvillohet nga ora 11:00, në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka paralajmëruar për ngadalësim të qarkullimit gjatë kësaj periudhe, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.
“Të gjithë qytetarët që planifikojnë të kalojnë përmes kësaj pike kufitare, njoftohen se nga ora 10:00 deri në 12:00 do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, thuhet në njoftim.