Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të martën kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.
kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në Twitter.
Lajcak pas takimit të kryenegociatorëve, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë.
‘’Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Demokracia.com/